Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje politike për të dalë nga kriza dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Nitaj në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se kjo marrëveshje do të mund të shërbente si momentum që të ndryshohet edhe mënyra e zgjedhjes së presidentit dhe që ai të zgjedhet me votë popullore. “Ende nuk ka asnjë informacion se kur do të zgjedhet presidenti. Ajo që do të duhej të ndodhte është që të ketë një marrëveshje politike për të dalë nga kriza dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Kjo marrëveshje do të mund të shërbente si momentum që të ndryshohet edhe mënyra e zgjedhjes së presidentit dhe që ai të zgjedhje me votë popullore. Lidershipi politik i këtij vendi duhet ta përfundojë sagën e zgjedhjes problematike të presidentëve. I kemi pasur dy presidentë të përmbysur nga Gjykata Kushtetuese dhe një tjetër që na ka ardhur me zarf. Pse të mos kalojë zgjedhja e presidentit te populli. Nëse ka një marrëveshje politike, atëherë lehtë mund të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme të kornizës ligjore”, ka shkruar Nitaj.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …