Ka shkuar në11 numri i të akuzuarve për vjedhjen e 30 milionë lekëve nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale në Shqipëri, në kohën kur kjo Ministri e kohës së Sali Berishës drejtohej nga Spiro Ksera, tashmë i prangosur nën akuzën për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” Nën akuzë janë vënë edhe tre ish-zyrtarë të kësaj Ministrie. Tre emrat e ish-vartësve të Kserës nuk bëhen ende publikë. Vetëm një ditë më parë Gjykata e Tiranës la në “arrest me burg” ish- Ministrin Spiro Ksera. E njëjta masë u caktua edhe për ish-vartësin e tijArtevis Mene, ndërsa u caktua masa detyrim paraqitje për dy gra të marra të pandehura nga Prokuroria.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …