Përfaqësuesit e partive opozitare i kanë kërkuar kryetares Atifete Jahjaga që të merr vendim për shpallen zgjedhjeve të parakohshme. Sekretari i “Nismës për Kosovën”, Bilall Sherifi i ka thënë gazetës “Zëri” se opozita e bashkuar i ka dërguar presidentes një letër përmes së cilës kërkon nga presidentja të ndërmarrë hapat e nevojshëm që të shpallë zgjedhjet e parakohshme, për shkak se marrëveshjet kanë rënë dhe se Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar shkeljen e Kushtetutës me marrëveshjen për AKS-në. Prandaj, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Kryetarja, Atifete Jahjaga ende nuk i është përgjigjur kërkesës së partive opozitare.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …