Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale do të qëndrojë sot për vizitë në Prishtinë. Vizita e tij e cila ka për qëllim nxitjen e palëve për vazhdim të dialogut, ka nisur dje në Beograd, ku ka takuar udhëheqësit serb, ndërsa sot në Prishtinë do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës.Kjo vizitë pritet të jetë vendimtar lidhur me epilogun që do të marrë taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Kujtojmë se javën që lamë pas, zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara, qëndruan për dy ditë në Kosovë, për të siguruar pezullimin e tarifave ndërsa paralajmëruan shtimin masave ndëshkuese nëse Kosova vazhdon të refuzojë kërkesat e tilla. Kërkesat e Amerikës kanë nxitur përplasje në mes spektrit politik në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …