Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në punimet e Kuvendit ka thënë se kush nuk e miraton reformën në drejtësi do të përvëlohet para gjykatës së popullit, në votime. Rama i ka drejtuar kritika të ashpra opozitës të cilën e ka quajtur të “pa bojë”. Fjala ime do të jetë e panevojshme në funksion të miratimit. Sepse kush nuk miraton reformën në drejtësi do të përvëlohet plotësisht kur të shkojë përpara gjykatës së popullit në votime. Do të shpartalloheni siç nuk jeni shpartalluar as në 2013 e as 2015. Jeni ‘pa bojë’, nuk keni asnjë lloj boje në raport me të vërtetën dhe publikun shqiptar. Keni dy vjet e gjysmë që s’keni marrë asnjë masë t’i ktheni bojën partisë së shpartalluar”, ka thënë Edi Rama, sot, në Kuvendin e Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …