Personat me aftësi të kufizuara paralajmërojnë organizimin e protestave nëse nuk u rriten pensionet kësaj kategorie

Personat me aftësi të kufizuara paralajmërojnë organizimin e protestave nëse nuk u rriten pensionet kësaj kategorie

Përveç diskriminimeve që u bëhen në shkollim, punësim e në shumë sfera tjera, personat me aftësi të kufizuara, së fundmi po diskriminohen nga shteti edhe në pensionet të cilat u takojnë. Që nga viti 2009 prej kur edhe ishte miratuar ligji për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara, asnjëherë nuk ka pasur rritje të kësaj skeme pensionale. Këta të fundit nuk janë përfshirë edhe në rritjen e fundit, për çka po konsiderohet edhe si diskriminim. Kryetari i Organizatës Forumi kosovar i aftësisë së kufizuar, Bujar Kadriu thotë se të drejtën e cila po u garantohet me ligj, personave me aftësi të kufizuara po ua mohon vet shteti. Edhe para se të miratohej buxheti për vitin 2019, ai thotë se u kishte dërguar kërkesë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Financave, që këta të fundit të përfshihen në këtë rritje, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Kadriu thotë se kjo kategori është diskriminuar shumë në këtë rast, e sipas tij, këta të fundit çdo ditë përballen me vështirësi të ndryshme për mbijetesë. Ai nuk përjashton edhe mundësinë e protestave, nëse organet kompetente nuk reflektojnë ndaj kërkesave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …