Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet që të shtyjë përpara çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe të Asociacionit të komunave serbe. Në qoftë se nuk ka ndonjë zgjidhje nga ato tre çështje, apo tre rrugë të cilat i ka vendosur opozita si opsione për të dalë nga kriza, nuk e shoh se si. Jo vetëm unë por edhe ne si opozitë në përgjithësi, por tash po shihet se edhe një numër i madh i qytetarëve – sepse dje kishim edhe një deklaratë të shoqërisë civile që kërkonte zgjedhje të parakohshme – nuk shoh rrugë se si mund të dilet nga kriza. Ose duhet të ketë tërheqje nga ato dy nënshkrime, ose është referendum për ato dy çështje, ose në rastin të cilin ne e kemi përmendur që tashmë është opsioni më i mundshëm, zgjedhjet e parakohshme. Pra tash kemi një situatë ku po shtyhet në çfarëdo mënyre zgjedhja e presidentit e që ne mendojmë se është si gabim në hapa, sepse po shkohet me një figurë apo një personalitet që nuk është personalitet unifikues, është më shumë përçarës, pra po flasim për Ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në një kohë kur ka një krizë të rëndë politike dhe të insistohet në zgjedhjet e tij, në këtë situatë në krizë, mendoj se vetëm do ta përçajë jo vetëm Kuvendin, por në njërën anë edhe do ta thellojë krizën qe kemi si shoqëri tashmë”, tha mes tjerash për “Zërin e Amerikës” Shpend Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …