Ne jemi të gatshëm të flasim e të dialogojmë me opozitën për çdo gjë”, theksoi sot kryeministri Edi Rama, ndërsa ishte në Fier, në takimin “Bashkia që duam”. Duke folur për qëndrimin e opozitës, Rama tha se, opozita iku nga parlamenti se nuk fitoi një debat të vetëm dhe se ka frikë nga reforma në drejtësi, pasi së shpejti po lind SPAK.“Ikën nga parlamenti se humbën çdo lloj mundësie që të fitojnë qoftë dhe një debat të vetëm. Sot janë të pafuqishëm se s’kanë asnjë vizion, asnjë ide, asnjë program dhe mirë që si kanë këto, por kanë edhe Saliun. Kështu thanë të bëjnë interesantin dhe po tregojnë muskujt. Keni parë ju që kandidati për Kryeministër vjen me vezë në xhep dhe vjen tjetri “shefi i programit të zhvillimit teknologjik” dhe merr vezët m’i hedh mua. Tani s’po flas për socialistë, po flas për njerëzit normal. Ka njeri që mund t’i shkojë pas një partie që është katandisur që seancën e parlamentit vijnë për sherr, si të gjuajnë me vezë dhe me bojë. Po ju them se pak nga pak ata po treten rrugëve. Por ne na duhet të lexojmë më mirë veten. Të reagojmë më mirë nga gabimet tona dhe në çdo hap të përmirësojmë qeverisjen dhe ta bëjmë të denjë qeverisjen me gjithë këtë mbështetje që kemi në Fier dhe gjithë Shqipërinë”, tha kryeministri.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …