Thaçi: Për dy ditë ne i tubojmë 1 milion njerëz në sheshet e Kosovës dhe nuk tërhiqemi…

Zëvendës-kryeministri, Hashim Thaçi, ka kritikuar veprimet e opozitës dhe dhunën, të cilën sipas tij,  po e përdorin ata nëpër protesta. Ai ka folur edhe për zgjedhjen e kryetarit të Shtetit, duke sqaruar  se emërimi do të bëhet sipas kushtetutës. Mirëpo  veprimet e opozitës që thirren në Gjykatën kushtetuese lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit, i quajti antiligjore dhe anti-transparente. “Proceset nuk mund të ndalen nga reagimet mllefoseshe pasi që metodat dhe kauzat e opozitës janë të gabuara. Me këtë mënyrë dhe dhunën e përdorur ata po e ndihmojnë PDK dhe LDK –në, por po e dëmtojnë shtetin. Për dy ditë ne mund t’i mbledhim 1 milion njerëz në sheshet e Kosovës dhe se nuk do të tërhiqemi para shantazheve të kujtdo qoftë, ka paralajmëruar, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …