Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela ka reaguar lidhur me takimin që ka bërë kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të opozitës, Hristijan Mickoski. Sela ka shkruar për padrejtësi kundrejt partive tjera, e sidomos atyre shqiptare. “Kur i duhen votat e shqiptarëve, takim me gjithë liderët e partive politike. Kur i duhet shteti, takim vetëm me liderin partner, që ka për shtetin, Mickovskin. Prandaj, JO shoqëri e përbashkët për të gjithë, por shtet për të gjithë”, ka shkruar Sela. Ndryshe, në takimin e liderëve pritet të diskutohen më shumë çështja ndër të cilat zgjedhjet presidenciale si dhe fati i Prokurorisë Speciale. Zaev tha dje se takimi nuk është i formatit në të cilin duhet të marrin pjesë më shumë liderë të partive, pasi për të me rëndësi është të flasë siç tha ai, me shefin e opozitës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …