Demonstratat e 11, 26 marsit dhe 1, 2 e 3 prillit të vitit 1981, ishin nder më të fuqishmet që populli shqiptarë kishte organizuar ndonjëherë kundër ish pushtuesit serbo-jugosllave. Është e padiskutueshme se për këtë ditë, populli shqiptarë kishte punuar pa ndërprerë, në veçanti shtresa elite e popullit tonë, që nga kohët e Lidhjes së Prizrenit e më herët, shkolla e parë shqipe, Kongresi i Manastirit për gjuhën tonë, Mbledhje e Bujanit për të drejtën e vetëvendosjes , përgjatë Luftës së dytë botërore e pas saj e deri tek ditët e sotme.
Egërsia dhe çmenduria e pushtuesve të tokave tona, popullit shqiptarë i solli dhembje e vuajtje të një pas njëshme, robëri e nëpërkëmbje, shfrytëzim e copëtim të territoreve tona, terror e diskriminim, vrasje e likuidime në formë më të vrazhdët deri tek gjenocidi, dëbimi masiv i popullit tonë nga trojet e veta, dhunime e përdhunime, forma dhune këto që tejkalojnë çdo parim elementar të çdo Konvente ndërkombëtare që mbron parimin më elementarë të të drejtave të njeriut për të jetuar i lirë në tokën, vendin dhe shtëpinë e vet!
Përkundër të gjitha këtyre shfryrjeve shtazarake të pushtuesve të tokave tona, populli shqiptarë nuk lejoj me as një çmim që liria e tij të cenohet, për asnjë çast ne nuk u dorëzuam e tjetërsuam, për asnjë çast ne nuk e ndalem rezistencën ton për liri duke e paguar lartë tagrin e saj, madje edhe me çmimin e jetës. Në fakt, kush si ne e ka përjetuar peshën e robërinë mbi lëkurën e vet, prandaj nuk lejojmë më që të cenohet liria jonë- asnjë herë dhe me as një çmim!
Demonstratat e viti 1981, ishin dhe mbetën një nderë lëvizjet tona më të fuqishme pas luftës sonë për liri (prier nga Ushtria çlirimtare e Kosovës), kërkesa këto që pjesërisht janë realizuar. E padiskutueshme, populli shqiptarë është një ndër popujt më bujar të Ballkanit dhe rajonit, një ndër popujt më të civilizuar më liridashës. Njëkohësisht ishte një ndër popujt më të robëruar përgjatë gjithë shekujve që lamë pas. Mbi territorin e tokave shqiptare kishin vërshuar shtetet fqinje grabitqare, në veçanti Serbia që dëboi shqiptarët nga shtëpitë dhe tokat e veta në mbi 700 fshatra ku ata jetonin që nga rrethinat e Nishit e deri tek Presheva, Bujanoci e Medvegja. Tokat tona u tkurrën në pak kilometra katrore, ambicie kjo e sëmurë nga e cila Serbia nuk u shërua as sot e kësaj dite, duke zbatua dhunë e gjenocid të pa ndërprerë. Megjithatë, përpjekjen për liri nuk mund t’ia mohosh asnjë populli, kjo e drejt nuk e përjashton as popullin shqiptarë, prandaj edhe ne u mobilizuam për lirinë e vendit tonë, duke e paguar këtë edhe me çmimin e jetës, natyrisht se liria është më e shtrenjtë se jeta!
Lufta e dytë botërore, shqiptarëve nuk u solli liri siç u solli popujve tjerë të ish Jugosllavisë, Tokat shqiptare prapë u mbajtën të copëtuara, na u mohua e drejta për vetëvendosje, mbi shqiptarët u ushtrua dhunë sistematike e ish sistemit shovinist rankoviqo-titist. Politika e asaj kohe, Kosovën e vuri nën pranga të dyfishta dhune e pabarazie sociale , diskriminimi, likuidimi pa gjyqe të rreth 20 shqiptarëve vetëm pas LDB-ës, si në Tivar, Gjilan, Tetovë, Drenicë e gjithandej ku jetonin shqiptarët etnik në tokat e veta. Egërsia e atij sistem dëboi shqiptarët nga shtëpitë dhe tokat e veta për Turqi etj.
Diku pas viteve të 60, elita jonë shqiptare kishte organizuar radhët e veta, përgatitej për hapat e radhës në përgatitjen e masave drejt kërkesave tona të qarta për liri. Ishte simboli ynë kombëtarë Adem Demaçi që së bashku me intelektualët tjerë të kohës (më herët e më vonë), përgatitën masat për të ngritur zërin e fuqishëm për lirinë tonë. Pas demonstratave të vitit 1968, demonstratat e marsit dhe prillit të viti 1981 ishin dhe mbetën në historinë tonë më të re (pas luftës çlirimtare të UçK), një ndër lëvizjet më të mëdha që ish pushtuesin serbo-sllav e lëkunden në themel, dhe që nga ajo kohë ish Jugosllavia pushtuese me gjithë aparatin e saj represive u zhbë, dhe këtë vetëm në saje të vendosmërisë dhe dashurisë së popullit shqiptarë për lirinë e vet!
Masat e përgjakshme që mori ish pushtuesi gjakatar Jugosllavë kundër shqiptarëve të Kosovës ishin të tmerrshme si: atë pranverë të viti 1981, vrau 11 demonstrues, plagosi mbi 300 sish, burgosi dhe dënoi me burg të rëndë mbi 2000 veta, kryesisht, studentë, nxënës, intelektual, profesor, akademikë, punëtore e qytetarë, bijat dhe bijtë më të mirë të popullit tonë!, kalojë nëpër hetuesi e forma të ndryshme hetimi mbi 500 mijë qytetarë të Kosovës, përjashtime nga puna, lëçitje e diskriminime mbi baza etnike etj. Ky veprim i pushtuesit serbo-sllav, vetëm sa ngriti vetëdijen tonë kombëtare, na bëri më unik dhe më të vendosur për të kërkuar edhe më me ngulm lirinë tonë kombëtare. Prandaj, nuk ishte e rastit edhe kundërvënia me armë atë kohë, siç ishte qëndresa heroike e Tahir e Nebih Mehës e deri tek përgatitja e luftës për liri prirë nga Ushtria çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin legjendar Adam Jasharin, udhëhequr me mjaftë pjekuri e maturi nga krahu politik i asaj kohe. Lufta jonë për liri, ishte ndër luftërat më të pastërta, që ndonjë popull ndonjë herë e ka bërë për lirinë e vete. Populli ynë ka dhënë shumë gjak për lirinë e vet, kjo rrugë e gjatë, deri ku jemi sot, nuk ishte rrugë e shtruar me lule, por ishte rrugë e rimuar me gjak. Ky gjak dhe kjo aspiratë kërkon, finalizimin e vet. Nuk ka çmim tjetër që shpaguan sakrificat e shqiptarëve për lirinë e vet, veç bërjes së shtetit të Kosovës dhe bashkimit të tokave tona. Obligim ky i detyrueshëm kombëtar, moral e material, kulturor, shpirtëror e ligjor. Është përgjegjësi që domosdoshmërish të na përcjell brenga jonë e përhershme dhe përkujdesja jonë sistematike për të gjithë shqiptarët që prapë “fati” i la të ndarë nga trungu i vet!…
Demonstrata e pranverës së viti 1981, ishte dhe mbeti një nderë lëvizjet ma kulmore e popullit shqiptarë e cila gjunjëzoi për tokë ish pushtuesin jugosllav!
Lavdi e nderë i përjetshëm gjithë atyre që janë e nuk janë më në mesin tonë!
11. 3. 2019