Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar demonstratat studentore të vitit 1981. Ai ka thënë se në demonstratat e 11 marsit, mijëra studentë, profesorë universitarë dhe qytetarë zgjodhën rrugën dhe protestuan kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, por edhe duke kërkuar avancimin e statusit politik të Kosovës nga autonomia në Republikë. “Demonstratat e 11 Marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti ishin një kthesë e madhe në përpjekjet e popullit shqiptarë për liri e pavarësi. Në këtë ditë në kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata protestues të cilët artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për Republikë”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …