Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, të hënën është mbajtur Akademi përkujtimore për nder të 20-vjetorit të Betejës së Jeshkovës dhe rënies së 21 dëshmorëve të kombit. Me këtë rast, ministri Gashi, në fjalën e tij ka përmendur luftën heroike të UÇK-së me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, dhe konkretisht ka folur për Betejën e Jeshkovës dhe rënien heroike të 21 dëshmorëve të kombit. Ai ka thënë se ishte dhe do të ngelë një ndër epopetë më madhështore të historisë së lavdishme të kombit tonë. Ministri ka shtuar se vepra e 21 dëshmorëve të rënë në këtë betejë, të cilët e përjetësuan betimin e të parëve do të jetë frymëzim dhe krenari. Gjithashtu përveç tjerash ministri Gashi ka folur edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës. “Kosova dhe populli i saj në bashkëpunim edhe me aleatët tanë të prirë nga ShBA-të, jemi edhe më të guximshëm, më të bashkuar”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …