Organizata e Veteranëve të Luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Rahovec reagon ndaj shpifjeve të pseudogazetarit Sinan Kastrati për luftën e UÇK-së.
Reagimi i plotë:
Reagim ndaj shpifjeve të pseudogazetarit Sinan Kastrati për luftën e Shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Të gabosh është njerëzore, por të tradhtosh interesat e atdheut është kriminale Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte fryt u punës e përkushtimit të shumë brezave dhe aspiratës së natyrshme të popullit shqiptar për liri. Sulmet e pandalshme kundër UÇK-së dhe ikonave të saj janë të pritshme nga armiqtë e lirisë tonë, por të të vijnë sulmet me direktivat e armikut shekullor Serbisë nga pjesëtarët e etnikumit tënd, është kriminale dhe e pafalshme. Madje, këto sulme duken të sinkronizuara me armiqtë shekullor të popullit shqiptar dhe në një kohë tepër delikate për historinë e luftës tonë çlirimtare. Konsiderojmë se këto sulme nuk kanë të bëjnë me individë të veçantë, pavarësisht rolit të tyre historik në organizimin e luftës çlirimtare, por për synim zhvlerësimin e një aspirate shekullore të shqiptarëve. Asnjë motiv, qoftë personal, politik-partiak apo hakmarrës, nuk e arsyeton veprimin e organizuar të strukturave anti-shqiptare, që aktualisht janë vënë në sinkron, kundër interesave jetike të popullit shqiptar në tërësi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbën vlerë kombëtare, pavarësisht akuzave dhe sulmeve të qarqeve të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, ajo është pjesë e historisë dhe e tillë do të mbetet. Individët dhe grupet politike, që synojnë të realizojnë synimet e tyre meskine, janë të pafuqishëm ta ulin dhe nënçmojnë rolin historik të UÇK-së.
Shkrimet e shpifjes dhe etiketimet e një “gazetari” dhe një plaku senil të cilëve iu ka ikur shansi historik për të qenë të renditur në faqet e ndritshme të historisë kombëtare, ngjajnë në një fushatë të sinkronizuar me UDB-ne, kundër interesave të kombit shqiptar, në kohën kur gjykata e grupe politike janë hedhur në sulme të ashpra kundër konsolidimit të shtetit të Kosovës, këta “patriotë shqipfolës” ju bëjnë shërbim të jashtëzakonshëm këtyre qarqeve antishqiptare.
Te shpifesh kundër vlerave te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës me shpifje e etiketime ne oden e Ali Muharremit ku ka qene prezent edhe djali I tij Ruzhdi Muharremi veteran, po ashtu dhe Beq Makshana i cili deklaron qe nuk ka aplikuar për status te Veteranit (Shif deshm.) te shpifesh për heronjtë e luftës Çlirimtare te Kosovës, te shpifesh per Bacen e Madh Isuf Gashi, aktivist I lëvizjes kombëtare, i burgosur per veprimtari kombetare para lufte e pas lufte, luftetar e I plagosur ne lufte, I kyçur ne lufte me krejt familjen e tij, I cili I dha Kosoves edhe dy nipat e tij heronj te Kosovës, kjo është e pafalshme për pseudogazetarin dhe te gjithe atyre qe servuan shpifje dhe nxitje për këto shkrime etiketuese mbi vlerat tona Kombetare.
Te shpifesh kunder heronjeve Fehmi LLadrovci, Mensur Zyberaj, per te cilen e lane token e Kosoves me gjakun e tyre, dhe fale heroizmit dhe sakrifices se tyre ne gezojme lirine per Shoqatat e dalura nga lufta ( OVL-UCK) Rahovec kjo gje eshte e patolerusheme, dhe e papranushme si e tille duke u shërbyer me dëshmi te fabrikuara ne kuzhinat serbe te Beogradit dhe duke u servuar si e “vërtete” ne opinionin Publik te popullit liridashes te Kosoves.
Marrja nën mbrojtje e individëve, të cilët i kanë bërë dëme të pariparueshme lëvizjes tonë çlirimtare, nuk mund të jetë tjetër veçse lojë e shërbimeve sekrete antishqiptare.
Ju bëjmë thirrje individëve e miqve te pseudogazetarit qe nxisin, e grupeve të caktuara të interesit që të përmbahen nga sulme të tilla dhe të mos vazhdojnë ta bëjnë lojën e djallit, duke shkaktuar huti e pasiguri në opinion. Çdo veprim që bie ndesh me interesat jetike të popullit shqiptar, përjetësisht do ta mbajë vulën e zezë të tradhtisë dhe nuk do të gjejë mbështetje, sepse gjithmonë shqiptarët e kanë ditur kë e kanë mik dhe kë armik.
Përmbahuni dhe mos i shkaktoni plagë më të thella qenies sonë kombëtare!
Ne shoqatat e dala nga lufta dega ne Rahovec kërkojmë nga organet e shtetit qe urgjentisht te merret me këto shpifje te cilët cenojnë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.