Andin Hoti: Unkshin Hoti në vitin 1981 ka thënë, Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën

Andin Hoti: Ukshin Hoti në vitin 1981 ka thënë, Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti, i cili është djali i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hotit e ka kujtuar sot fillimin e demonstratave të vitit 1981. Në përkujtim të 11 Marsit 1981, demonstratat e studentëve! Aty ku ka filluar një epokë e re për historinë tonë! Ai e ka postuar një thënie të babait të tij të thënë pikërisht në këtë kohë.

“Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë… Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është e zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet… Të gjitha shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi… unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë…: KOSOVA DUHET TË JETË REPUBLIKË DHE NE DUHET TA PËRKRAHIM REPUBLIKËN”, citohet të këtë thënë Ukshin hoti, ka shkruar deputeti Andin Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …