Konjufca: Deportimi i gjashtë shtetasve turq e ka prekur funksionimin ligjor të shtetit dhe demokracinë

Konjufca thotë se ka shkelje ligjore sa i përket ndarjes së mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ka shkelje ligjore dhe keqpërdorime financiare sa i përket ndarjes së mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara. Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për këtë çështje, ai ka thënë shpenzimet për festën e pavarësisë janë tronditëse. “Kjo qeveri a nuk e di kur është pavarësia!? Çdo vit është e njëjta datë, nuk lëkundet. Si është e mundshme që shpenzimet për pavarësi të merren nga ky fond dhe gjithmonë me lëkundje shumë të mëdha financiare. Shpenzimet për festën e pavarësisë janë tronditëse”, është shprehur Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …