leoni

Reçica takon përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, nga të cilët u informua rreth procesit sa i përket Koncept-Dokumentit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Persona të Zhdukur. Në takim u diskutua me theks rreth çështjes së pensioneve të dyfishta. Ministri Reçica i njoftoi përfaqësuesit e Komisionit se në Koncept-Dokumentin për reformë pensionale të hartuar nga MPMS, i cili është miratuar në Qeveri, është paraparë edhe trajtimi i pensioneve të dyfishta. “Ky Koncept-Dokument i përshtatet më së miri situatës socio-ekonomike të vendit dhe synon trajtimin meritor të të gjitha kategorive, andaj është e rëndësishme që ky koncept të merret parasysh nga komisioni i krijuar në Kuvend, i ngarkuar për të hartuar Kodin e Pensioneve, si dhe të konsultohet edhe nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë plotësim ndryshimit të Ligjit për persona të zhdukur”, tha ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …