Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Ka përfunduar debati parlamentar lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i cili ka qenë inicuesi i seancës, pas debatit ka propozuar një rezolutë me dy kërkesa e cila nuk arriti të votohet për shkak të mungesës së kuorumit. Ai kërkoi që Qeveria të të ndalë menjëherë praktikën e ndarjes së mjeteve pa kritere financiare dhe dha afat një javë të sjellë në Kuvend raportin për procedurat dhe mënyrën e shpenzimeve të mjeteve për shënimin e vjetorit të pavarësisë në vitin 2018, 2019 dhe shpenzimet për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të rregull nesër ku pritet që kjo rezolutë të vihet për votim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …