Bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti sot kanë qëndruar në Bruksel. Burime të agjencisë serbe ‘Tanjug’ kanë konfirmuar prezencën e Limajt dhe Ahmetit në Bruksel duke thënë se janë takuar me Angelina Eichhorst, udhëheqëse e politikave të Ballkanit Perëndimor dhe ekipin e saj. Të njëjtat burime thonë se ky është një nga takimet teknike që delegacioni i Prishtinës mbanë me përfaqësuesit e EEAS si dhe të BE-së. ‘Tanjug’ thotë se nga Brukseli kanë theksuar se diskutimi për platformën do të jetë i mundur vetëm pasi të vazhdohet dialogu në mes dy vendeve dhe të hiqet taksa ndaj mallrave serbe. Pas arritjes në Bruksel, Limaj dhe Ahmeti nuk kanë dashur të komentojnë më shumë arsyen e vizitës duke thënë se është në nivel teknik. Së bashku me Ekipin Negociator është edhe Blerim Shala, këshilltar i kryetarit, Hashim Thaçi. Në Beograd thonë se Platforma e miratuar nga Kuvendi i Kosovës është e papranueshme pasi sipas tyre çon në ngrirjen e konfliktit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …