leoni

Sinadinovski: Gazetari, Eftov po fut përçarje në mesin e shqiptarëve ortodoks

Veprimtari shqiptar nga Maqedonia, Branisllav Sinadinovski i cili prej kohësh bën thirrje që shqiptarët e asimiluar ortodoks të rikthehen në identitetin e tyre amtar, ka reaguar ndaj gazetarit sllavo-maqedonas, Vasko Eftov. Sipas Sinadinovskit, ky gazetar po përgatit një emision special, me qëllim të diskreditimit të shqiptarëve ortodoks dhe për të futur përçarje mes tyre. Ai ka shtuar se Eftov, po përgatit skenarë përçarës, duke gjetur protagonistë edhe në familjen Sinadinovski. Sinadinovski ka bërë të ditur se pas regjistrimit të Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoks në Republikën e Maqedonisë, ka pasur sulme jo-civilizuese nga ana e Sinodit të Kishës Ortodokse të Maqedonisë. Madje, në Gjyqin Suprem të Maqedonisë është bërë edhe një kërkesë për shfuqizimin e regjistrimit të bashkësisë fetare ortodokse shqiptare. Në fund të letrës së tij, Branisllav Sinadinovski tërheq vërejtjen se “nga marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve varet ekzistenca e këtij shteti’. Viteve të fundit, tek shqiptarët ortodoks në Maqedoni, por edhe tek maqedonas me origjinë shqiptare, kanë filluar përpjekje të guximshme për të shprehur identitetin e tyre shqiptar. Falë punës së palodhur të aktivistit nga Reka e Epërme, Branko Manojlovski si dhe përkrahjes së pakursyer të priftit atdhetar, at Nikolla Marku, një numër gjithnjë e më i madh i shqiptarëve ortodoks po shprehin hapur identitetin shqiptar, duke iu kundërvënë asimilimit që ka filluar qysh në kohën e Jugosllavisë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni jeton në jug të Gostivarit, në krahinën e Rekës së Epërme, por ka shumë sosh edhe në Krushevë dhe Manastir. /rkl/

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …