U zgjodh Kryetari dhe Këshilli i Pozheranit

Në Pozheran janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të këtij lokaliteti. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 480 pjesëmarrës ku kandidati, Ilir Zuka ka fituar zgjedhjet për kryetar të këtij lokaliteti dhe atë me 256 vota. Kundër kandidatet e tij, Tasim Halabaku ka marrë 61 vota, Elbasan Aliu mori 59 vota dhe Qamil Ajeti 41 vota, ndërkaq 1 votë është shpallur e pavlefshme. Gjatë këtij procesi të votimit janë zgjedhur edhe 13 anëtarë të këtij lokaliteti. Ndërkaq të mërkurën zgjedhjet do të mbahen edhe në fshatrat Podgorcë prej orës 18:00 dhe në Ramnishtë prej orës 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë me organizim të veçantë shënoi festat e Nëntorit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me Komandant Çelikun, Fatmir Limaj, njëherit kryetar …