leoni

Prokuroria nuk ngritë akuzë lidhur me përpjekjet e ngritjes së një Memoriali kushtuar pushtuesve serbë, në Shkodër

Prokuroria nuk ngritë akuzë lidhur me përpjekjet e ngritjes së një Memoriali kushtuar pushtuesve serbë, në Shkodër

Prokuroria e Shqipërisë nuk ka pranuar të ngrehë akuzë lidhur me përpjekjet e Kishës Ortodokse Serbe e Malazeze për ngritjen e  një memoriali kushtuar kriminelëve sllavë, të cilët gjatë viteve 1912-1913 mbajtën të rrethuar banorët e  Shkodrës, me qëllim për ta aneksuar qytetin dhe për t i ka bashkuar Serbisë e Malit të Zi.

Policia e Shtetit dhe anti-terrori kanë nisur në Gjykatë përplasjen me Prokurorinë, pas dyshimeve te policisë se është nxitur urrejtja etnike gjatë një ceremonie në rrethinat e Shkodrës që përkujtoi ushtaret serbo-malazeze të vrarë gjatë 1912-1913. Por pavarësisht gjetjeve Prokuroria i ka pushuar hetimet dhe kjo me të drejtë e  ka nxitur zemëratën e policisë. Me kërkesën se Gjykata duhet të urdhërojë hapjen e hetimeve pasi është nxitur provokimi pas ngritjes së një memoriali, antiterrori do te jete përballë Prokurorisë së Shkodrës në datën 18 Mars. Gjykata ka shpallur këtë datë për të dëgjuar të dyja palët që nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët hetimore. Prokuroria, e cila ka pushuar hetimet pretendon se nuk mundi ta gjejë faqen e facebook që tashme është mbyllur edhe pse ndërkohë anti-terrori ka administruar të dhëna me interes për hetimin, bën të ditur, Top Channel.

Nacionalistët malazezë dhe serbë kërkojnë të ngrehin një memorial masiv për më shumë se 10 mijë  ushtarët serbë e malazezë të cilët u vranë në përpjekje për ta pushtuar Shkodrën  në vitin 1912. Të kujtojmë se asokohe qytetin e rrethuar e mbronte, Hasan Riza Pasha me nizamë e redifë shqiptarë e turq, i cili nuk pranoi kurrsesi  dorëzimin e qytetit. Mu për këtë Heroin e pashpallur të Shkodrës e vrau tradhtisht, Esad Pashë Toptani, i cili ishte pajtuar që qytetin t ia dorëzonte Malit të Zi.

Përderisa Kisha greke e Janullatosit  ka ngritur memoriale në qindra hektarë tokë në Jug të  Shqipërisë, për grekët që kanë lënë kockat në përpjekje për pa pushtuar vendin, në vitin 1041, serbët e malazezët kërkojnë po atë të drejtë, meqë ata e pranojnë hapur se në luftime për pushtimin e Shkodës kanë lënë kockat më shumë se 12,000 kriminelë të uniformuar sllavë.

Shqipëria është i vetmi  vend në botë ku u lejon vrastarëve e pushtuesve  të kombit të vet të ngrehin memoriale në tokën e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …