Nxënësve Lorik Ramosaj dhe Andi Dautaj u ndahen mirënjohje për rezultatet në (OMK)2019

Për rezultatet e treguara në Olimpiadën e XI-të  të Matematikes OMK) 2019, në nivel Komune dhe në nivel Republike janë nderuar me mirënjohje dy nxënës të SHMTP,,Tafil Kasumaj,, në Deçan, Lorik Ramosaj dhe Andi Dautaj. Në një takim të përbashkët ku i pranishëm ishte kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj më bashkëpunëtor si dhe drejtori i SHMTP,,Tafil Kasumaj’’ Zenel Kasumaj, u vlerësua lartë puna me përkushtim e profesorit të matematikës Muharrem Kukalaj dhe profesorëve tjerë   për të sjellë rezultat të mirë jo vetëm në lënën e Matematikës por edhe në lëmi të tjera. Duke ju dëshiruar sukës të mëtutjeshëm kryetari Ramosaj u zotua se në bashkëpunim më DKA-në do të jem sa më afër këtyre nxënësve dhe mësimdhënësve të cilët punojmë më përkushtim për të sjell edhe rezultate në  nivel komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …