Parlamenti Evropian e miraton raportin me të cilin BE-ja i pezullon negociatat për anëtarësim e Turqisë

Parlamenti Evropian e miratoi raportin me të cilin BE-ja i pezullon negociatat për anëtarësim e Turqisë

Parlamenti Evropian ka miratuar me një shumicë dërrmuese raportin që Bashkimi Evropian (BE) t’i pezullojë negociatat për anëtarësim me Turqinë. Ligjvënësit e mbështetën me 370 vota për, 109 kundër dhe 143 abstenime ngrirjen zyrtare të procesit. Megjithatë, janë Qeveritë e BE-së ato që e thonë fjalën e fundit për çdo lloj suspendimi. “Ngujimi në një qeli për 17 muaj rresht pa e ditur se për çfarë akuzohesh, ky është realiteti në Turqinë e së sotmes”, u shpreh raportuesja për Turqinë në BE Kati Piri. Ajo e akuzoi Erdoganin për një “gjah shtrigash kundër kritikëve”, duke iu referuar asaj që BE-ja e sheh si shtypje të disidencës, rrënim të pavarësisë së gjyqësorit dhe kthim kah autoritarizmi, veprime këto që bien ndesh me vlerat demokratike dhe parimet e lirisë së shprehjes të bllokut. Ankaraja zyrtare e cilësoi votën si të pakuptimtë. Zëdhënësi i partisë turke në pushtet AKP, Omer Çelik, e quajti “të pavlefshëm, jovalid dhe të pandershëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …