Telekomi i Kosovës ka nënshkruar të enjtën kontrata bashkëpunimi me dy biznese vendore, “Monting SHPK” dhe “American Clinic”.
Drejtor i Shitjes në Telekomin e Kosovës, Demir Lima, ka shprehur vullnetin e tij dhe gjithë menaxhmentit, për një kompani të orientuar tërësisht drejt konsumatorit.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të rikthejmë dhe të shtojmë konsumatorët e rinj në familjen tonë të madhe, dhe ky rikthim i besimit në Telekomin e Kosovës dëshmon se ne vazhdojmë të jemi lider i pamohueshëm në ofrimin e shërbimeve për të gjithë konsumatorët tanë”, ka pohuar Lima.
Në anën tjetër, bizneset e rikthyera në Telekomin e Kosovës kanë shprehur besimin e plotë në korporatën tonë.
Drilon Brahimi nga kompania vendore “Monting SHPK” ka shprehur besimin e plotë se kontrata e nënshkruar është vetëm fillimi i një bashkëpunimi edhe më të madh me Telekomin e Kosovës, që vjen si rezultat i cilësisë së shërbimeve të ofruara nga kjo korporatë.
Një tjetër biznes kredibil në fushën e vet “American Clinic”, gjithashtu ia ka besuar tërë komunikimin Telekomit të Kosovës. Drejtori i kësaj klinike, Armend Vokshi, ka theksuar se kujdesi dhe shërbimet e Telekomit e kanë bindur që t’i bashkohet korporatës tonë.