Partitë opozitare, Vetëvendosje dhe LDK, e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për dialogun, i miratuar tetë më parë në Kuvendin e Kosovës. Lidhur me pikat në të cilat kundërshtohet ky ligj, pritet që zyrtarët e këtyre dy partive të flasin në një konferencë për medie, të paralajmëruar për në orën 14:00, që do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Projektligji për dialogun tetë ditë më parë është votuar në Kuvendin e Kosovës, e në të njëjtën ditë dritën jeshile ka marrë edhe platforma e hartuar nga ekipi shtetëror për dialog. Kujtojmë se partitë në pushtet, me mbështetjen e PSD-së, me vështirësi kanë arritur t’i sigurojnë votat për të kaluar projektligjin dhe platformën, ndërkohë që në votim nuk kanë marrë pjesë as Vetëvendosja dhe as LDK.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …