Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist të ndodhur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, në të cilin u ekzekutuan 49 besimtarë myslimanë dhe u plagosën 20 të tjerë që ishin duke falur namazin e xhumasë. “Dënojmë fuqishëm këtë sulm terrorist të kryer me gjakftohtësi e paramendim ndaj besimtarëve të pafajshëm, të cilët në momentin e krimit ishin duke iu lutur Krijuesit të Gjithësisë. Ekzekutimi i njerëzve që i përkasin një besimi apo një etnie tjetër, parqet një akt terrorist kundër njerëzimit, vlerave humane dhe atyre hyjnore. Tashmë terrorizmi është një nga sfidat kryesore të botës moderne, ndaj të cilit bota e lirë duhet të jetë unike dhe e pakompromis, në luftën kundër kësaj të keqeje që ka marrë përmasa globale”, thuhet në një reagim të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …