leoni

Sela: Pas 15 korrikut hiqen barrierat mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të cilat janë për shkak të zgjedhjeve

Ziadin Sela: Më mirë kurrë mos i kisha hapur sytë në mbrëmjen e 27 prillit sesa të jetoj këtë turp

Pas dënimit me 7 vjet burg ndaj Abdulfetah Alimit ka reagur Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të cilit Alimi ia shpetoi jetën nga turma e tërbuar e nacionalistëve maqedonas në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017. Me anë të një komenti në rrjetin social pas shqiptimit të aktgjykimit prej 211 vjet burg për 16 nga të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të natës së 27 prillit, Sela e porosit Abdulfetahun se më shumë do të kishte dashur të mos kishte dalë gjallë atë natë nga Kuvendi, sesa që e përjetoi turpin e dënimit të sotëm të njeriut që i shpëtoi jetën.

“Në një ndejë me Fetain më pat thënë: “Nuk shqetësohem shum për dënimin sa shqetësohem për faktin qê po më fusin në një thes me kriminelët…”Miku im, krimi yt i vetëm është se femijët e mi akoma kanë mundësinë tê thërrasin babanë e tyre dhe unë tju përgjigjem. Ti bëre “mëkatin” e ruajtjes së jetës. Ti je në burg sepse un jam gjall, prandaj ti ska se si të jesh si ata që më deshën të vdekur. Si ata që sot janë të lirë por me duar e me këmbë të zhytur në krim. Po po janë të lirë, biles edhe me pozicione qeveritare. Nqs dikush nëpërmjet dënimit tënd don të tregoj simbolikën se regjimi i kaluar kishte dy komponentë edhe maqedon edhe shqiptar, ti nuk je kjo simbolikë. Ti je simbolika e shqiptarit të zakonshëm që e don jetën, që e don lirinë. Ti je simbolika e shqiptarit që i montohen akoma procese politike. Je simbolika e gjyqsisë së politizuar dhe me dy standarde. Simbolika e regjimit te kaluar s’mund të jetë Fetai por është Aliu me Nikollën. Ti dhe dënimi yt sot po që jeni simbolika e regjimit të tanishem të Aliut dhe Zoranit. E rëndë sot dita Feta! Më mirë kurrë mos i kisha hapur sytë në mbrëmjen e 27 prillit sesa të jetoj këtë turp. Po, ti je fajtor. Ke fajin që unë sot ndihem me fajin e pafuqisë për të të ndihmuar. Ke fajin që jam gjall”, ka shkruar Sela.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …