Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kritikuar qëndrimin e disa partive opozitare kundër dialogut me Serbinë. Ai thotë se miqtë e Kosovës kanë kërkuar unitet sa i përket bisedimeve në Bruksel dhe të mos këtë inate politike. “E kuptoj opozitën e cila e kritikon koalicionin qeverisës në të gjitha punët e brendshme por nuk mund ta arsyetoj kur është çështja e bisedimeve me palën serbe duke pasur parasysh kërkesën e SHBA-së dhe BE-së që pala shqiptare të ketë qëndrim të unifikuar”, thotë Krasniqi. Ai thekson se ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e Serbisë dhe jo ide e kryetarit Thaçi. “Unë mendoj që ideja për ndryshimin e kufijve, ideja për të shkëputur hapësira të Kosovës nuk është ide e Thaçit, është ide e kahmotshme e Serbisë që në këtë rast është rikthyer përmes Thaçit. Vazhdimi i idesë serbe për korrigjim kufijsh dhe për lëvizje të hapësirave është antikushtetuese”, thotë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …