leoni

QKSS: 71.7 për qind e të anketuarve kanë qëndrim negativ sa i përket themelimit të AKS-së

Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë ka publikuar të  gjeturat e  barometrit me fokus të veçantë në “Perceptimet e publikut për politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë”. Sipas këtij barometri, 71.7 për qind e të anketuarve kanë qëndrim negativ sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë  serbe. Ndërsa, 90 për qind e të anketuarve, Serbinë e kanë listuar si shteti më armiqësor ndaj Kosovës, kurse Shqipërinë si shteti me aleat ndaj Kosovës. Donika Emini, hulumtuese nga QKSS-ja, ka thënë  se në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur mungesë të transparencës, ndërsa në raport me Malin e Zi sipas saj ka pasur hezitim të anketuarve për shkak të demarkacionit. “Ndaj Maqedonisë ka pasur hezitim për shkak të Kumanovës, për Malin e Zi për shkak të demarkacionit. ShBA dhe Gjermania shihen si shtet më aleate për qytetarët e Kosovës. Risi është se Turqia është futur si aleatë për Kosovën. Franca dhe Itali janë shtete pozitive por jo aleatë”, ka thënë ajo. Ndërsa drejtori ekzekutiv i Grupit për Studime Politike dhe Juridike, Fisnik Korenica, ka komentuar të gjeturat në lidhje me dialogun e Kosovës me Serbinë dhe në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe. Ai ka thënë se dialogu po kundërshtohet për shkak se po menaxhohet pa konsensus. Ky barometër ka përfshirë të anketuar në tërë territorin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …