Ambasada amerikane: Qeveria dhe Kuvendi aktual i Shqipërisë janë legjitimë, jemi kudër protestave të dhunshme

Ambasada amerikane: Qeveria dhe Kuvendi aktual i Shqipërisë janë legjitimë, jemi kudër protestave të dhunshme

Ambasada amerikane në Shqipëri deklaron se Qeveria dhe Parlamenti aktual i Shqipërisë janë legjitimë dhe të njohura ndërkombëtarisht. Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së. Madje Ambasada amerikane u kërkon deputetëve që vendosën të braktisin mandatin, të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …