leoni

Thaçi: Unë e Mustafa ulemi e diskutojmë me Vuçiqin e Daçiqin, pse të mos bisedojmë mes vete

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile është cituar të ketë deklaruar se të gjithë  në Kosovë duhet të ulen dhe të bisedojnë mes vete për të zgjidhur krizën politike në vend, meqë Thaçi  i beson frymës së dialogut, i cili sipas tij,  do ta jap rezultate pozitive. “Ne  derisa  ne ulemi dhe diskutojmë me autoritet e Beogradit pse mos të ulemi mes vete. I kemi besuar frymës së dialogut se mund të ndodhë dhe të jap rezultate pasi që kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën”, është shprehur ai në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile që për temë ka tejkalimin e krizës politike në vend. Ndërsa për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ai theksoi se kjo marrëveshje është marrëveshje e vullnetit të mirë, e bazuar në të gjitha dokumentet relevante nëpër të gjitha proceset politike që ka kaluar Kosova. Cinizmi prepotent i Thaçit se bisedimet dhe dialogu është i njëjtë,  si mes shqiptarëve ashtu edhe mes shqiptarëve e serbëve, nuk ka tjetër, përveç shprehjes së prepotencës naive dhe urrejtjes së papërmbajtur të tij për të gjitha ata që mendojnë e veprojnë ndryshe, e jo si ai.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …