Presheva dikur kishte mbi 50 mijë banorë, e pothuajse pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Gjendja në këtë pjesë që nga vitet e 90-ta, ka ndryshuar. Banorët e kësaj ane, tregojnë se vendi është duke u boshatisur nga të rinjtë. Krejt kjo sipas tyre ka ardhur pas padrejtësive dhe shtypjes që bëhet nga shteti serb. Banorët të cilët janë në Kosovën Lindore, shpresën e vetme e kanë bashkimin me Kosovën. Ata thonë se deri tash kanë qenë të harruar nga Kosova dhe Shqipëria. Në bisedimet të cilat pritet të jenë mes Kosovës dhe Serbisë, temë e diskutimit pritet të jetë edhe çështja e Kosovës Lindore.
