Ajo që ka shkaktuar dhe shkakton gjakderdhje të mëdha në Ballkan është frymëzim për terroristin Brenton Tarrant, ishte një frymëzim i bazuar në karakteret dhe simbolet që lexuam shumë mirë dhe që janë shumë të njohura për ne
Nga Krajina filluan të lëshohen ujqit, ujqit,
Ata i vrasin ustashët dhe turqit, turqit…
Me vargjet e kësaj kënge, australiani, Brenton Tarrant filloi në një masakër të përgjakshme mbi besimtarët në xhaminë, Al Nur në Zelandën e Re. Sipas informatave të fundit, Tarrant nuk ishte i vetëm – ishin edhe disa të tjetër duke kryer krime në një xhami aty pranë në qytetin e Zelandës së Re, Christchurch, ku terroristët vranë të paktën 49 persona. Ne do të gjejmë detajet e organizimit të këtij sulmi më të keq terrorist në këtë vend të Paqësorit, në ditët e ardhshme. Do të zbulojmë dhe numrin përfundimtar të viktimave, pasi mediet raportuan se njëzet të plagosur të tjerë janë në gjendje kritike.
Meloditë e ‘folklorit serb’ nga Vishegrad në Zelandë
Por ajo që ne kemi mësuar në Ballkan dhe është trishtuese, është pikërisht ajo që ka frymëzuar Tarrant terroristin, me simbolet dhe personazhet shumë të njohura për ne. Kush do të kishte menduar se folklori dhe meloditë serbe” nga Vishegrad, do të ishin një paralajmërim për të derdhur një inat fashist, të politikanëve serbë në të dy anët e lumit Drina, i cili kaq papritur shfaqet në makinën e terroristit TARRANT, si një lloj inspirimi për njeriun, që ” nuk ka frikë nga askush” për ta kryer plojën e tij të përgjakshme?
Vetëm pak ditë më parë, gjatë mbledhjes së çetnikëve, në Vishegrad, për nder të përvjetorit të arrestimit të liderit çetnik, Dragoslav – Drazha Mihailovic, të gjithë ne kemi dëgjuar melodinë e të njëjtit zhanër, ku thuhet “Do të jetë përsëri ferr dhe tërë gjak Drina, sepse ja, çetnikët serbë po zbresin nga mali!” Politikanët serbë në të dy anët e lumit Drina të premten, dënuan këtë akt të urryer terrorist, dhe nxituan për të mohuar mundësinë e ndonjë lidhje me terroristin Tarrant, edhe pse këto lidhje janë të shumta duke filluar nga muzika që ai po dëgjonte dhe afishimi me shkrim i figurave historike serbe që i shënoi si frymëzim në manifestin e tij, duke kryer këtë akt të përgjakshëm.
Natyrisht, një terrorist si vetë Tarrant vishet një ideologji krejtësisht të re, të rrezikshme dhe komplekse të njeriut të ekstremit të djathtë raciste, ekstremit të bardhë, i cili ishte në kohët e fundit duke dëgjuar një himn informal serb i fushatës “së heqjes së qebapit”, por jo edhe mos heqjes së kokave të myslimanëve. Ky refuzim i ngathët serb i përgjegjësisë është i ngjashëm me reagimin e disa myslimanëve të cilët me mosbesim refuzuan ta pranojnë “xhihadin global”, dhe të tregojnë se Osama bin Laden apo Abu Bakr al Baghdadi nuk paskan asgjë të përbashkët me Islamin. Megjithatë, myslimanët shumicë, kudo në botë e kanë dënuar abuzimin e traditës së tyre, por duket se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për ta larë “të ligën” që e kanë shkaktuar terroristë e tyre.
Ne mundëm ISIS-n, çetnikët janë në radhë
Çfarë do të bëjnë liderët serbë, që cilët në mënyrë kërcënuese nuk heqin dorë nga traditat e tyre duke kënduar me lahutë, nuk heqin dorë nga fama që kanë arritur. A është e mundshme që shumica e serbëve të pranojnë atë që bëjnë myslimanët, të cilët refuzojnë ekstremizmin si të papranueshëm dhe që abuzojnë besimin dhe traditat e tyre. Serbët dhe Kisha Ortodokse Serbe lavdërojnë aktet çetnike, i nxisin ato si pjesë të besimit të tyre, të kulturës dhe traditave të tyre. Kjo është veçanërisht shqetësuese në Ballkan, sepse ata mohojnë përmasat e gjenocidit, që kanë kryer.
…
PS
Ndërsa bota pyet veten, se cili ishte motivi i terroristëve që vranë besimtarët e pafajshëm në një xhami në Christchurch, në Zelandë të Re, të premten në mbrëmje në Srebrenicë, është promovuar publikisht një libër që mohon gjenocidin në Bosnje e për më tepër e feston si fitore si një “luftë të qytetërimeve”. Ky është libri i Dushan Pavlloviqit i cili u prezantua, në Srebrenicë
Është e njëjta ideologji, që të premten ishte promovuar, si njëlloj frymëzimi për aktin e përgjakshëm terrorist në Zelandën e Re. Kjo porosi është përuruar në Bosnje, është promovuar hapur, me praninë dhe mbështetjen e kryetarit të Srebrenicës dhe priftit të Kishës Ortodokse Serbe.
Ndërsa hapur po ndodh triumfi i gjenocidit, bota është e heshtur. I vetmi njeri që u ngrit kundër kësaj të keqe, të premten në mbrëmje dhe debatoi (së bashku me disa boshnjakë që morën pjesë në promovim) ishte Nedzad Avdiq, një boshnjak që mbijetoi me të shtënat gjatë gjenocidit, në Srebrenicë, në verë të vitit 1995. (Al-Xazira-RKL)