leoni

MTI edhe këtë vit po i prezanton potencialet turistike, kulturore dhe historike të Kosovës në panairin e turizmit “Destinations Nature”

MTI edhe këtë vit po i prezanton potencialet turistike, kulturore dhe historike të Kosovës në panairin e turizmit “Destinations Nature”, i cili po mbahet në Paris të Francës. Në këtë panair, përfaqësuesit e MTI dhe agjencionit KIESA-s, së bashku me operatorët turistik po prezantojnë paketat turistike, mundësitë për turizëm që ka vendi ynë si dhe për aktivitete të ndryshme në natyrë që mund të realizohen gjatë qëndrimit në Kosovë. Pjesëmarrja e operatorëve turistik u organizua nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA). Panairi “Destinations Nature”, është një prej panaireve më të rëndësishme që i përket fushës së turizmit dhe veçohet për atë të udhëtimit dhe aktiviteteve në natyrë. Panairi është i hapur nga data 14 – 17 mars 2019. MTI/KIESA për kompanitë vendase ka siguruar hapësirë ekspozuese e cila gjendet në sallën E, shtand nr. 113.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …