Kadri Veseli

Veseli: Kosova është e gatshme për dialog, por nuk pranon marrëveshje që cenojnë sovranitetin e shtetit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar për mediet se  Kosova është e gatshme për dialog, por se në asnjë mënyrë nuk pranon marrëveshje që cenojnë sovranitetin e shtetit dhe rendin kushtetues. Në një intervistë për gazetën austriake “ Der Standard, ai ka folur për dialogun dhe qëndrimin e Kosovës karshi këtij procesi. “Dialogu zhvillohet midis dy partnerëve të barabartë. Të dy palët duhet të respektojnë njëra-tjetrën në mënyrë reciproke”, thotë Veseli. Ai konsideron se një marrëveshje dypalëshe, e cila është e nevojshme për afrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE, mund të jetë e mundur. “Ne jemi një vend i pavarur dhe ne nuk e diskutojmë territorin dhe sovranitetin tonë”, shprehet ai. Veseli dhe shumica e politikanëve të tjerë kosovarë janë kundër një ndryshimi kufitar. “Nuk ka veri dhe asnjë jug në vendin tim, është një vend perëndimor. Ne ndjekim vetëm atë që është në kushtetutën tonë”,  pohon ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …