Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë aq sa kanë mundur për shqiptarët e Kosovës Lindore. Korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e mundshëm me Kosovën, është momenti historik dhe nëse nuk ndodh tash këto troje do të zbrazen nga shqiptarët”, ka deklaruar Sinani. Ajo ka thënë se e respekton iniciativën e kryetarit, Hashim Thaçi për bashkimin e tri komunave shqiptare me Kosovën. Unë ju besoj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe besoj shumë se bashkimi me Kosovën mund të arrihet. Sinani ka folur edhe për figurat politike shqiptare. Ajo ka folur fjalë miradije për presidentin Hashim Thaçi dhe ka thënë se ai ka ndjeshmëri shumë të madhe njerëzore për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Po ashtu ajo çmon lart edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa ndjehet e zhgënjyer me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …