leoni

Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Ramush Haradinaj: S’ kam qenë në dijeni se kunata ime ka zënë punë në Telekom si zëvendës-drejtoreshë e Financave

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë të mos ketë qenë në dijeni se kunata e tij Vesa Haradinaj është punësuar në Telekomin e Kosovës si zëvendësdrejtoreshë e Financave. Megjithatë ai nuk e mohon ndikimin indirekt të punësimit të saj duke qenë se janë në qeverisje. Madje Haradinaj ankohet se kuadro të AAK-së nuk kanë mundur të punësohen tash e 12 vjet. “Ndikim mund të kem pas indirekt, por jo direkt. S’kam qenë në dijeni, fakti që jemi në Qeveri, garant ka ndiku. Me thënë të drejtën një  pjese e madhe e kuadrit të Aleancës kanë qenë të privum, s’kanë mujt me gjet vende të punës mbi 12 vite” ,tha Haradinaj. Kryeministrit i vjen keq që në Kosovë duhet me pas të njohshëm për t’u punësuar.

Më vjen keq që është një situatë e tillë në Kosovë, që për një vend pune duhet me pas ndikime të natyrave çfarëdo qofshin. Ajo që kisha bo apel te kushdo, pa marrë parasysh se si kane ardhë te një vend pune, qe të shërbejnë në pune, t’i ndihmojnë këtij vendi dhe të krijojnë vende pune për të  gjithë”, tha Haradinaj. Ditëve të fundit është raportuar për një valë punësimesh në Telekomin e Kosovës të të afërmve të zyrtarëve të AAK-së. (KosovaPress)

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …