Nën organizimin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë, ditën e mërkure më 20 mars 2019 mbahet Akademi përkujtimore jubilare në 20 vjetorin e rënies heroike së luftëtarit të lirisë profesor Selim Berisha nga Drenoci i Prishtinës. Akademia mbahet në kinemanë “ABC” në orën 13:00 në sheshin “Nëna Terezë”.