Veprimtari dhe shkrimtari, Avni Dehari, përkundër sfidave me të cilat u ballafaqua në jetë, mbetet një figurë e ndritshme shqiptarie, jo vetëm si personalitet më vete, por edhe si krijues që vazhdimisht begaton trungun tonë letrar me botime të reja. Kur e themi këtë, kemi parasysh edhe veprave të tija të posa pezantuara, që për një javë rresht tërhoqën vëmendjen e mërgimtarëve tanë në qytetet më të mëdha të Zvicrës, filluar nga Gjeneva, Berna, Cyrihu, St. Gallenit, e deri te Badragazi.
Sa i përket St. Galenit, në javën që lamë pas nën drejtimin e poetit Isuf Sherifi, kryetar u SHKSH “Mëmëdheu” u mbajt edhe një promovim parafundit i dy librave me autorë Avni Dehari : “ALI ALIU KELMENDI Ringjallja e Prometheut” dhe të librit monografik “Arif Seferi në shërbim të popullit” me bashkautorë: Avni Dehari dhe Destan Hajdini.
Ndonëse në këtë prezantim nuk ishte numri i pritur i artdashëve, megjithatë, të pranishmit edhe përmes diskutimeve e komunikimit me autorë, shprehën interesim për përmbajtjen e këtyre librave më shumë se monografike, pasi në to shkruhet për figura dhe periudha të caktuara historike kanë peshë e që nxisin kërshërinë e lexuesit. Në mungesë të Hydajet Hysenit, gjatë kësaj mbrëmje vështrimin e shkruar nga ana e tij e lexoi veprimtari, Agush Buja, nga Shoqata “Lëvizja”, që po ashtu ishte pjesë e këtij organizimi.
Ali Aliu Kelmendi, një atdhetar i devotshëm i Çështjes Kombëtare
Në vështrimin analitik të kryetarit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të , Hydajet Hyseni, përkujtohen momentet krijuese që ndërlidhen me autorin e librit, Avni Dehari, duke shkruar në veçanti për personalitetin shumëdimensional të Ali Aliut-Kelmendit, një atdhetari të devotshëm të Çështjes Kombëtare, i cili tërë jetën ishte angazhuar në rrugën e lirisë për bashkimin e trojeve të Shqipërisë.
“Nuk ka qenë e lehtë për autorin ta shkruajë këtë libër meqë veprimtari, Ali Aliu ka një biografi tejet të pasur me të dhëna të shumta të aktivitetit të tij atdhetar, qysh nga Lufta e Dytë Botërore, ku ai mori pjesë në luftën Antifashiste dhe vazhdoi aktivitetin e tij deri te lufta e UÇK-së dhe e çlirimit të Kosovës nga robëria shekullore sllave e serbe, thuhej në shkrimin e Hydajet Hyseni i cili vlerëson po ashtu përkushtimin dhe ruajtjen e materialeve në periudha të ndryshme, në mënyrë që autori Avni Dehari, ti begatojë ato deri në nivelin maksimal, duke e pasuruar këtë monografi që të jetë tash kaq voluminoze- mbi 700 faqe”…
Arif Seferit një atdhetar i devotshëm i derës së madhe të Seferve
Ndërkaq një vështrim për librin e dytë: “ Arif Seferi në shërbim të popullit” të autorëve Avni Dehari dhe Destan Hajdini e ka shkruar Qazim Hajzeraj, i cili veçmas ndalet tek ajo pjesë e veprimtarisë së Arif Seferit që ndërlidhet edhe me trungun e familjes së shquar atdhetare, Seferi.
Përkujton se : “Jetojmë në një kohë kur antivlerat kanë dale në sipërfaqe, kurse vlerat e vërteta ose mohohen, ose zbehen, e bile edhe shtrembërohen për interesat e politikes se ditës. Janë shkruar e po shkruhen nga dita ne dite vepra qe si qellim kanë jetëpërshkrimin e jetës dhe veprës se njerëzve qe kontribuuan për çështjen kombëtare. Ne shume prej tyre autoret ne vend qe te flasin për personazhin e veprës me tepër flasin për vehten e tyre, te bëmat e tyre dhe « këshillat qe u paskan dhënë personazheve te tyre », ndryshe veprojnë autorët Dehari dhe Hajdini duke u shpreh gjithnjë ne veten e dyte. Nuk duhet te jete e vështirë te bësh portret dëshmorësh, por shume e vështirë duhet të jetë, të gjesh fjalët për ti përshkruar ata ne tërësinë e tyre madhështore, pasi vepra e tyre është mbi lartësinë e çdo përshkrimi qe mund tu bëhet atyre.
Më tej Hajzeraj nënvizon se : “Jam i nderuar te them disa fjale për Monografinë «Arif Seferi» te autoreve Avni Dehari dhe Destan Hajdini, që ne mënyrë te thuket e vërtetojnë thënien e popullit se « Dardha pike nën dardhë», duke përshkruar historikun e familjes Seferi. Qe nga prejardhja e tij nga fshati Sefer si vendlindje e burrit të madh te kombit – Idriz Seferit e deri te vet prindërit e vet, i ati Isufi qe qysh herët iu kundërvu pushtuesit turk dhe si pasojë shtëpia e tyre digjet dy here. E te njëjtën rruge pa asnjë ngurrim e vazhdoi edhe Arifi, i cili qysh ne moshe te re u brumos me tregimet e te pareve te tij për te bëmat e Idriz Seferit me shoke ne te mire te çështjes kombëtare.
Kronist që regjistruan jo vetëm figura por edhe përudha të bujshme kohore
Duke na sjell ne kronikë jetën e dëshmorit, autoret na sjellin e edhe kroniken e luftës ne vazhdimësi që beri populli ynë ne kohen kur jetoi dëshmori . Në kroniken jetësore te Arifit, autoret qesin ne pah edhe marrjen e tipareve të një pjesëmarrësi aktiv te heroit ne përplasje jo vetëm me jetën por edhe me pushtuesin. Duke vazhduar me pjesëmarrjen aktive ne ngjarjet e vitit 1968 qe kishin shpërthyer në mbarë hapësirën shqiptare ne përmasa e forma te ndryshme.
Ne vazhdim autoret na sjellin dhe qëndrimin e Arifit , qe ishte edhe qëndrim i LPRK-se se : «..duhet ti prijmë çështjes dhe duhet ta çojmë përpara, duke e zgjedhur atë pa kurrfarë kompromisi. Me këtë kurojmë bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare, pra ky do te jete sovraniteti ynë » thënie kjo e Arifit në kohën kur po bëhej referendumi mbi sovranitetin e Maqedonisë, qe Arifi dhe LPRK-ja e kundërshtonin me forcë.
Hapësirë te veçantë ne këtë jetëpërshkrim për dëshmorin autoret i japin edhe opinioneve të bashkëveprimtarëve te Arifit rreth jetës dhe veprës se tij. Autori i këtij vështrimi shpreh gjithashtu respekt edhe për shoqatën “ Lëvizja”, qe vazhdimisht po bën përpjekje qe te qitet ne dritë veprimtaria e Organizatës dhe e veprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, siç është rasti edhe me këtë monografi dhe të shumë aktiviteteve të tjera, përfundon në shkrimin e tij, Qazim Hajzeraj.
Autori Dehari, me volum e argumente ju jep jetë figurave të kombit
Në fund, autori i librit, Avni Dehari ka spikatur faktin jo vetëm përmes librit të tij voluminoz e me peshë të rëndësishme edhe për gjeneratat e ardhshme, se Ali Aliu-Kelmendi, gjatë tërë jetës së tij nuk i devijoi bindjet dhe qëndrimin e drejtë atdhetar, edhe pse regjimi jugosllav e kishte arrestuar, persekutuar dhe e kishte mbajtur në burg disa herë, duke e degdisur edhe në burgun famëkeq të Goli Otokut. Krejt në fund autori lexoi edhe një fragment që tërhoqi vëmendjen dhe u prit me duartro kitje nga të pranishmit.
Ndërsa disa nga të pranishmit u ndërlidhen në bisedë lidhur përmbajtjen e veprave, por me pyetje drejtuar autorëve për tema që lidheshin me personazhet që trajtoheshin në këto dy monografi që patën pesë prezantime në qytetet e mëdha të Zvicrës.