Kryeministri, Mustafa priti disa ish-aktivistë të Vetëvendosjes

Kryeministri, Isa Mustafa sot ka pritur në takim ish-aktivistë të Vetëvendosjes, të cilët janë rigrupuar në organizatën ‘Fraksion +’. Të pranishëm në këtë takim ku u diskutua gjendja politike në vend, ishin Ajnishahe Halimi, Fatos Aliu dhe Arben Gecaj. Përfaqësuesit e ‘Fraksion +’ u shprehen të vendosur se “duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës dhe tendencave për të ]uar vendin në gjakderdhje”.  Sipas tyre, nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë që temat e rëndësishme për vendin të shfrytëzohen si pretekste për pushtet, duke mos kursyer edhe përdorimin e mjeteve të dhunës. Në vazhdim, kryeministri Mustafa i ka njoftuar ata në detaje për marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke shprehur përkushtimin për adresimin e mëtejmë të këtyre dy çështjeve në përputhje me vendimet e institucioneve kompetente dhe në mbrojtje të plotë të interesave madhore të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Gjatë takimit, siç nënvizon komunikata e Kryeministrisë, ishte konkluzion i përbashkët se “protestat e dhunshme dëmtojnë zhvillimet demokratike dhe tërë proceset tjera në Republikën e Kosovës dhe se ato nuk sjellin zgjidhje për shqetësimet reale të qytetarëve të vendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …