VV përkujton të rënët e protestës së 10 shkurtit

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, anëtarë dhe aktivistë të këtij subjekti, sot kanë përkujtuar rënien e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, të cilët u vranë nga Policia e UNMIK-ut në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007. Në 9-vjetorin e kësaj proteste që kundërshtoi Planin e Ahtisaarit, aktivistët e Vetëvendosjes kanë bërë homazhe te varret e Mon Balajt në Besianë dhe Arben Xheladinit në Prishtinë, si dhe kanë vizituar familjet e tyre. Në vazhdën e aktiviteteve përkujtimore, në kinemanë ABC, Vetëvendosje ka shfaqur një film-dokumentar mbi të vërtetën e protestës së 10 shkurtit, ku si rezultat i brutalitetit të policisë së UNMIK-ut u vranë dy protestues, u plagosën mbi 80 të tjerë si dhe arrestuan me dhjetëra aktivistë. Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se më 10 shkurt të vitit 2007 qytetarët kërkonin që të qeverisin vet me vendin e tyre e jo të realizohej plani i Ahtisaarit. Sipas tij, ishin negociata të cilat zhvilloheshin në kundërshtim të plotë me sakrificën, aspiratën përpjekjen e popullit shqiptarë të Kosovës për ta pasur shtetin e vet dhe Republikën e vet për të vendosur. “Kjo ishte kërkesa e protestuesve më 10 shkurt të vitit 2007. Kërkonin që vendimin për Kosovën ta marrin qytetarët e jo pushtetarët në zyrat e mbyllura diplomatike anekënd Evropës. Në vitin 2007 ky pushtet u organizua kundër protestuesve, dhe policia e UNMIK-ut doli kundër qytetarëve që protestonin me këtë rast vrau Mon Balaj dhe Arben Xheladinin, dhe lëndoi 81 protestues tjerë”, ka thënë kryetari, Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …