Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane kanë pritur sot në një takim shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane kanë pritur sot në një takim shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Tregtia e lirë me vendet anëtare të BE-së, e mundësuar përmes MSA-së, ka rezultuar në një klimë më të favorshme të të bërit biznes në përgjithësi dhe ka ekspozuar Kosovën në një treg të madh. Kështu thanë anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë gjatë takimit me Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë. Anëtarët e Odës Amerikane poashtu diskutuan rreth vështirësive në gjetjen e partnerëve potencial në biznes, përmirësimin e shkathtësive në punë, dhe zhvillimin e ideve inovative të biznesit. Ambasadorja Apostolova njoftoi të pranishmit me prioritetet e Zyrës së BE-së në Kosovë, duke theksuar Agjendën për Reforma Evropiane, sundimin efektiv të ligjit, reformat në administratën publike, si dhe investimet në sektorin e arsimit si kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …