Gjithë historia e sindikalizmit tregon se lufta e organizatave të punëtorëve kanë qenë kryekreje të drejtuara kundër se djathtës, duke qenë punëtorët e profileve të ndryshme të organizuar për t’i mbrojtur interesat e tyre, zakonisht kanë qenë të organizuara ose të orientuara nga partitë e majta. Kështu është edhe sot në të gjitha vendet e demokracive perëndimore, kudo ku ka organizime në sindikata. Që nga koha e organizimit të punëtorëve në organizata sindikaliste natyrshëm ato kanë qenë afër partive të majta, qofshin ato socialiste apo socialdemokrate. Përjashtim nga ky bashkëpunim e bashkëveprim i natyrshëm, benë vetëm SBASHK-u në Kosovë.
SBASHK-u në Kosovë duhet ta dijë se Arsimi si proces në Kosovë ka obligim parësor e të shenjtë: Nxënësve të të gjitha niveleve me jua ofruar dijet e njohurit shkencore që ua garanton Programi Mësimor. Pra shkolla ku nxënësit duhet të edukohen e arsimohen nuk janë punishte teneqepunuesish apo vetura-larësish, por vend ku jepen e merret dijet shkencore për gjenerata të tëra.
Shkurt: Dijet që shkolla duhet t’ua jepni nxënësve, ato duhet të merren dhe askush nuk mund të fshehët prapa ligjit! Për cilin ligj këta sindikalistë të djathtë e kanë fjalën? Ku ka ligj që mund t’ua mohon fëmijëve tanë të drejtën për nxënien e dijeve të planifikuara?
Nëse doni ju SBASHK-istët e djathtë, t’i ikni obligimit për t’u dhënë fëmijëve dije, arsim e edukim, shkoni e punoni në punishte teneqepunuesish a farkëtarësh, ndera në arsim le të mbesin arsimdashësit! Besoj shumë se këta të fundit nuk i mungojnë Kosovës! Pasi ata kanë dhënë prova në kohë shumë më të vështira, kur kanë pasur të rrezikuar edhe jetën e tyre!
Kosovës i duhen dhe i duhen shumë, njerëz që donë e mund t’ju ofrojnë dije shkencore, arsim dhe edukim fëmijëve tanë!
Jakup Krasniqi: Taksa 100% dhe “Lulet e xhenetit”
Të gjithë ata që Taksën 100% e shohin pengesë për gjëja një marrëveshje të pretenduar me Serbinë – “JANË NË LULE TË XHENETIT”!
Ju takon sidomos atyre që thirren në vlera demokratike, që të bëhen burra ose burrnesha e le të na tregojnë: Pse marrëveshja që kaq shumë po e dëshirojnë në mes Kosovës e Serbisë nuk e arritën para nëntorit të vitit 2018? Nuk ka dyshim, taksën e kanë si pretekst, po cilët ishin pretekstet para taksës?
Dëgjoni e lexoni, kuptohet nëse keni sy për të parë e veshë për të dëgjuar se çka na përrallisin disa herë brenda një dite çinovniket e lartë të Serbisë për Kosovën e shqiptarët? Kërcënimet që i bëjnë edhe tani janë po të njëjtës natyrë si ato të viteve të luftës kur ia patën vu zjarrin Kosovës! Pra, se çka mendojnë ata kriminel e kemi parë sidomos në vitet 1998 dhe 1999. Ketë askush nuk po e thotë! Nuk po shkojmë më larg në histori se bëhet tepër, por as sot nuk mendojnë ndryshe për shqiptarët e Kosovës. A e dinë ata në BE, pse ishte formuar Tribunali i Hagës për krimet në ish Jugosllavinë? Nëse kanë harruar, shqetësohem për ata që e kanë kujtesën e shkurtër! Në Kosovë ka shumë njerëz në politikë me kujtesë shkurtër. Besonim se në BE njerëzit mendojnë ndryshe!
Të gjithë e dinë se, Taksa nuk ishte aty nga viti 2011 e krejt deri në fund të vitit 2018 kur janë zhvilluar Bisedimet e Brukselit dhe nuk u arrit asnjë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi!
Nuk me habisin shumë ata të jashtmit, pasi ata në fund të fundit nuk janë prekur nga krimi e gjenocidi që e jetuam në Kosovë, por me habisin këta tanët, që kurrë nuk qenë të zotet që ta “trembin macen nga përsheshi” dhe i pengon taksa! Bile po me vije goxha keq pse janë bërë kaq shumë këta të fundit! Madje fare pa u skuqur po defilojnë nga një ekran televiziv në tjetrin?!
Qyqarë, Bota gjithherë ka pasur, por edhe tash po vazhdon t’i ketë me bollëk!
Pa dyshim, njerëzit me integritet, dije e dinjitet gjithnjë e kudo kanë qenë në pakicë, si dje ashtu edhe sot nuk ka ndonjë ndryshim në substancë!
Ishte një kohë që ATA të paktet, që kishin integritet e vizion ndiqeshin nga shumica! Tani është koha e zhurmërisë se shumicës!
Prej atyre që jetonin e jetojnë në “lule të xhenetit” me zhurmëri, nuk e pres ditën e selametit!