Gjykimi i shqiptarëve në Shkup po përcillet me prani spektakolare të forcave policore

Qysh në orët e hershme të ditës së sotme, fluturimet e helikopterëve të policisë kanë prishur qetësinë mbi Shkup, ndërsa forca të mëdha policore janë pozicionuar para gjykatës Supreme në Shkup, ku sot do të paraqiten për here të tretë para gjykatës pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Forca të mëdha policore nuk vërehen vetëm para gjykatës, por edhe në pika tjera kyçe në Shkup, me qëllim për të demonstruar forcë me praninë spektakolare me rastin e vazhdimit të gjykimit të luftëtarëve të Kumanovës. Të akuzuarit do të gjykohen për veprat penale, sipas Kodit Penal i Maqedonisë.  Sipas prokurorisë grupi i njëjtë ka marrë pjesë edhe në sulmin e karakollit në Gushincë, gjatë vitit të kaluar.

Pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm, avokatja Artene Ademi-Iseni madje u ankua për torturë dhe dhunë ndaj të akuzuarve gjatë transportimit të tyre nga burgu deri në Gjykatë. Në përgjithësi, pala mbrojtëse deri më tani kërkonte lëndën ta merr Prokurorja speciale Katica Janeva pasi, sipas tyre, ngjarjet kanë prapavijë tjetër nga ajo që përfaqëson Prokuroria Publike e RM-së. Se të akuzuarit kanë qenë lëndë e sjelljes së dhunshme e konfirmoi edhe Avokati i Popullit. Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Një pjesë e të cilëve janë në paraburgim të akuzuar si bashkëpunëtorë. Më 9 dhe 10 maj 2015 në Kumanovë, në Lagjen e Trimave të banuar kryesisht me shqiptarë, një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Gjatë luftimeve humbën jetën 8 policë të njësive speciale të Maqedonisë, derisa 14 të tjerë u plagosën rëndë. Me atë rast kanë rënë edhe  10 luftëtarë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …