U mbajt mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, dhe përfaqësuesit të OSBE-së Sead Raba, u mbajt mbledhja e tretë e rregullt  e Komitetit për Politikë dhe Financa, në Komunës së Rahovecit për vitin 2019. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së,  për mbledhjen e radhës të kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i bartjes (rialokim) të të hyrave vetanake nga viti 2018-2019, Shqyrtimi i Vendimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër, Shqyrtimi i Draft Rregullores për Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve, Shqyrtimi dhe marrja e Vendimit për dalje në debat publik  të Draft Rregullores rreth mënyrës dhe kushtet e shfrytëzimit të palestrës së sporteve “MIZAHIR ISMA” në Rahovec, Informatë  mbi menaxhimin e aseteve komunale të Komunës së Rahovecit, Informatë nga Komiteti për Auditim të Brendshëm të Komunës së Rahovecit, Informatë mbi Raportin final të auditimit të brendshëm të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit për vitin 2018,Informatë mbi menaxhimin e situatave në mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit dimërorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …