Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka dënuar deklaratat e kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pas masakrës në Zelandë të Re, ku u vranë mizorisht 50 myslimanë duke u falur në dy xhami të një qyteti. Morrison konsideron shumë fyese e ofenduese deklaratat e kryetarit, Erdogan në këtë situatë shumë të ndjeshme” tha kryeministri Morrison. Presidenti turk Erdogan më herët tha se australianët anti-myslimanë do të “ktheheshin në arkivole” si gjyshërit e tyre të vrarë në Çanakala vend i betejes më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore. Më shumë se 8.000 ushtarë australianë dhe të Zelandës së Re vdiqën duke luftuar kundër forcave turke pranë qytetit bregdetar dhe beteja konsiderohet një ngjarje e madhe në historitë e të dy vendeve. Qytetarët e të dy vendeve çdo vit udhëtojnë në muajin prill në Gallipoli për të shënuar përvjetorin e betejës. Kryeministri Morrison tha se Erdogan ka fyer kujtimin ndaj ushtarëve australianë dhe të Zelandës së Re, të cilët luftuan dhe u vranë me të vetmin qëllim për ta zhbërë Turqinë dhe turqit.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …