Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se opozita e ka për obligim të mos i lejojë shpërdorimet që është duke i bërë koalicioni qeverisës. “Shpërdorimet nga koalicioni PAN nuk po mund t’i përcjellin dhe demaskojnë as mediet dhe as OJQ-të. Shpërdorimet e sotme po i mbulojnë ato të djeshmet. Kjo mendësi politike po e thellon krizën dhe po e humb besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë. Është në përgjegjësinë tonë, si parti opozitare, të mos lejojmë që këto shpërdorime të pushtetarëve të sotëm të harrohen dhe anashkalohen. Akterët e këtyre shpërdorimeve duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe politike”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …