Ministri slloven i Punëve të Jashtme, Miro Cerar, ka demantuar spekulimet e medieve të Beogradit se Lubjana do të tërheqë pavarësinë e Kosovës. Në pyetjen nëse qeveria sllovene do të heqë dorë nga njohja e Kosovës, pyetje të cilën ia parashtroi në seancën parlamentare kryesuesi i Partisë Nacionale Sllovene, Zmago Jelinçiq, shefi i diplomacisë sllovene tha se qëllime të këtilla nuk ekzistojnë. Mendoj se kemi pasur bazë që Kosovën e kemi njohur si shtet, ka thënë Cerar, dhe ka shtuar se Sllovenia është e vetëdijshme që në këtë hapësirë megjithatë ekzistojnë “disa çështje të hapura. Sikurse edhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, Sllovenia e njohu pavarësinë e Kosovës në pjesën e parë të vitit 2008, në kohën kur ky shtet po kryesonte presidencën gjashtëmujore të BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …