Tribunali i Hagës ka dënuar me burg të përjetshëm kriminelin serb, Radovan Karaxhiq

Tribunali i Hagës ka dënuar me burg të përjetshëm kriminelin serb, Radovan Karaxhiq

Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës, në Hagë, ka nxjerrë një vendim përfundimtar kundër, Radovan Karaxhiçit, presidentit të parë të “Republika Srpska”, duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm për krimet më të rënda të luftës të kryera në  vendet e Evropës, që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai u dënua për gjenocid të kryer në Srebrenicë dhe krime të tjera të shumta të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, duke përfshirë edhe rrethimin e Sarajevës. Në procedurën e shkallës së parë përpara Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, ai ishte  dënuar  40 vjet burg dhe dënimi tani është ndryshuar me burgim të përjetshëm. Analistë në Serbi e më gjerë konstatojnë se ky dënim do të zemërojë forcat nacionaliste në Republikën Serbe, e cila kriminelët e luftës si Radovan Karaxhiq, Ratko Mlladiq të tjerë i konsideron si heronj kombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …